Humb jetën një punëtor, e zuri kamioni në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.04.2026, 13:13

Ka humbur jetën një punëtor sot në fshatin Meqë të Gjakovës pasi e kishte zënë kamioni.

Detaje ka dhënë Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

Ajo deklaroi se shoferi i kamionit humbi kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur dhe e ka zënë një punëtor.

“Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur.

Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë.

Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit