Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro paraqitet në SPAK

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.04.2026, 13:12

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK, duke ngjallur interes dhe pikëpyetje mbi arsyet e kësaj paraqitjeje.

Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar lidhur me motivin e pranisë së saj në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime pranë institucionit nuk kanë dhënë detaje, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një çështje konkrete hetimore apo për një procedurë tjetër administrative.

Paraqitja e saj në SPAK vjen në një moment kur vëmendja publike është e lartë ndaj institucioneve të drejtësisë dhe zyrtarëve të lartë, ndërsa pritet që në vijim të ketë një reagim zyrtar që do të sqarojë rrethanat e kësaj vizite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit