Foto me kanabis mbi 1 milion sterlina, dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.04.2026, 12:59

Tre shtetas shqiptarë, Indrid Hysembelli (26 vjeç), Xhoi Kasaj (30 vjeç) dhe Romeo Toska (26 vjeç) – janë dënuar në Angli me një total prej 8 vitesh e 6 muaj burg për kultivim kanabisi. Ata u arrestuan në qershor të vitit të kaluar gjatë një operacioni policor në Oldham, ku ishin fshehur në papafingon e një godine industriale të kthyer në fermë droge.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi 889 bimë kanabisi me vlerë rreth 986,800 paund, si dhe prova fotografike që i implikonin drejtpërdrejt të arrestuarit. Tre të rinjtë u shpallën fajtorë për prodhim droge të Klasit B në Gjykatën e Kurorës në Minshull Street, ku u dhanë dënime individuale: Hysembelli me 3 vjet e 7 muaj, Toska me 2 vjet e 8 muaj dhe Kasaj me 2 vjet e 3 muaj burg.

Sipas policisë së Mançesterit të Madh, aktiviteti ishte i mirëorganizuar dhe përbënte rrezik për komunitetin. Ndërtesa ishte e fortifikuar dhe energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme, ndërsa brenda u gjetën kushte të vështira jetese me pajisje minimale dhe sistem kamerash sigurie për monitorimin e jashtëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit