“Më çmend sonte ose…”, ktheu punonjësin në ‘skllav seksi’, shefja shqiptare e ‘JP Morgan’ nën akuzë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.04.2026, 12:44

Një drejtuese ekzekutive në JPMorgan Chase, me origjinë shqiptare, është vënë në qendër të akuzave të rënda për sjellje abuzive ndaj një punonjësi të ri mashkull, sipas një raportimi të publikuar nga Daily Mail.

Bëhet fjalë për Lorna Hajdinin, e cila përballet me një padi civile ku pretendohet se ka shfrytëzuar pozitën e saj për të ushtruar presion, ngacmim seksual dhe kërcënime ndaj vartësit të saj. Sipas padisë, ajo dyshohet se ka përdorur forma të ndryshme manipulimi dhe frikësimi, përfshirë edhe kërcënime për dëmtim të karrierës së tij në rast refuzimi.

Ankuesi pretendon gjithashtu se në disa raste është droguar pa dijeninë e tij dhe më pas është detyruar të përfshihet në akte seksuale jo konsensuale, të cilat ai i përshkruan si poshtëruese dhe të përsëritura për një periudhë disa mujore. Sipas dëshmisë së tij, abuzimi ka nisur që në muajt e parë të bashkëpunimit të tyre, në pranverën e vitit 2024.

Në padi përshkruhen edhe episode konkrete të sjelljeve të papërshtatshme në ambientet e punës dhe jashtë tyre, përfshirë komente me përmbajtje seksuale, prekje fizike pa pëlqim dhe ftesa të përsëritura për takime intime, të shoqëruara me presion psikologjik. Ankuesi pretendon se në disa raste është ndjerë i detyruar të pranojë kërkesat e saj nga frika e pasojave profesionale.

Më tej, ai akuzon drejtuesen se ka përdorur edhe gjuhë fyese dhe diskriminuese, duke e vënë atë në një pozitë të vështirë psikologjike dhe profesionale. Sipas tij, situata është përshkallëzuar gjatë verës së vitit 2024, kur presioni për të hyrë në marrëdhënie intime është bërë edhe më i drejtpërdrejtë.

Nga ana tjetër, JPMorgan Chase ka hedhur poshtë këto pretendime. Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i kompanisë ka bërë të ditur se pas një hetimi të brendshëm nuk është gjetur asnjë provë që mbështet akuzat. Sipas tij, ankuesi nuk ka bashkëpunuar plotësisht me procesin hetimor dhe nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e ngritura.

Çështja mbetet në proces dhe pritet të shqyrtohet më tej nga autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit