Lodër apo e vërtetë? Qytetari kërcënon njerëzit me një pistoletë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.04.2026, 12:14

Një situatë shqetësuese është raportuar ditën e djeshme në kryeqytet, pranë zonës së njohur si Kthesa e Kamzës, ku një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një incident që ka shkaktuar panik tek pasagjerët e një linje urbane.

Sipas dëshmisë së tij, një person i paidentifikuar ka hyrë në autobus duke mbajtur në dorë një pistoletë, për të cilën ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për armë të vërtetë apo lodër. I njëjti ka kërcënuar pasagjerët, duke krijuar tension dhe frikë në ambientet e mjetit të transportit publik.

Qytetari që ka raportuar ngjarjen ka mundur të sigurojë edhe pamje filmike të personit në fjalë, teksa ky i fundit shihet duke mbajtur armën në dorë.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në transportin publik, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga strukturat e rendit për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të konfirmuar nëse arma e përdorur ka qenë e vërtetë apo jo.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, sot ne terminal tek kthesa e kamzes nje burre me pistolete. Kur ishte ne autobus po kercenonte te gjithe pasagjeret

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit