Pas poezisë që i kushtoi në vitin '93 me titullin "Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket", Mimoza Ahmeti i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një kërkesë ironike, duke i kërkuar ndihmë për të gjetur lepujt e saj përmes satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, duke sugjeruar me humor që teknologjia shtetërore mund të përdoret për t’i lokalizuar në fermë. Ajo shprehet se po ‘humb betejën’ me lepujt dhe kërkon ndërhyrje për t’i gjetur në territor.
Në vijim, ajo ironizon edhe sistemin e shërbimeve online, duke kërkuar shtatë certifikata identiteti për lepujt përmes e-albania, sikur të ishin qytetarë realë. Sipas saj, sistemi duhet të funksionojë pa probleme për të nxjerrë “identitetin” e kafshëve që ajo po përpiqet të menaxhojë.
Me tone humoristike dhe sarkastike, ajo e çon kërkesën deri në absurditet, duke e kthyer situatën në një koment ironik mbi teknologjinë shtetërore dhe administratën digjitale, ku satelitët dhe e-albania trajtohen si mjete që mund të zgjidhin edhe problemet më të pazakonta.
“Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi? Se vdiqa, nuk po marr plus, jam minus. Lësho pak satelitin t’i kapin paf, zonën kuadratoje, fap, fap. I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, t’i çfarë nuk gjen. Te këto tokat e nxanuna kapi, fap, fap, izoloi aty se jam me minus”. Ej, po me e-albania i gjej unë këto identitetet e këtyre? Me e-albania do shoh unë, fap, fap, fap. Dua shtatë certifikata lepujsh me e-albania, ju lutem punon sistemi? Punoka! O sa mirë, se një ditë kur erdha nuk punonte. Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur”, tha fermerja.