Një banor i Bushatit, në bashkinë Vau i Dejës, Shkodër, ka denoncuar në redaksinë tonë një rast që sipas tij përbën zaptim të hapësirës publike dhe rrezik për sigurinë e nxënësve në zonë.
Në denoncimin e tij, qytetari shprehet se një person që ka në pronësi një ndërtesë me dokumentacion ka zgjeruar në mënyrë të paligjshme përdorimin e hapësirës përreth, duke rrethuar dhe zënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, rreth 4 mijë metra katrorë, në zonën e njohur si Kryebushat, përgjatë segmentit që lidh Bushatin me rrugën nacionale Shkodër–Lezhë.
Sipas tij, situata është denoncuar disa herë edhe pranë platformës “Hapësira Ime”, por nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse.
Qytetari pretendon se mungesa e ndërhyrjes ka krijuar problem serioz për qarkullimin, duke detyruar nxënësit e një shkolle të mesme aty pranë të kalojnë në rrugën nacionale, çka sipas tij rrezikon jetën e tyre çdo ditë.
Banori kërkon ndërhyrjen e institucioneve për verifikimin e rastit dhe lirimin e hapësirës publike, ndërsa thotë se është i gatshëm të vërë në dispozicion edhe foto dhe materiale që mbështesin denoncimin e tij.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ ! Do ju lutesha te publikoni kete rast abuziv nga nje person qe ka zaptuar hapesiren publike dhe qe korrupton strukturat vendore e lolale qe te mos veprojne per ta liruar edhe pse e kemi denomcuar si rast tek Hapesira ime disa here dhe nuk eshte marre asnje mase duke nau rrezikuar jeta e femijeve qe shkojne ne shkolle dhe detyrohen te kalojne ne rrugen nacionale . Une jam banor i bushatit , bashkia vau i dejes , shkoder . Personi ne fjale ka nje ndertese me dokumenta dhe nje siperfaqe te vogel toke perreth saj , por ka zaptuar komplet sheshin perpara duke e rrethuar nje siperfaqe rreth 4000 m2 . Behet fjale per nje prone ne vendin e quajtur kryebushat qe lidhe bushatin me rrugen nacionale shkoder – lezhe .
Ju lutem ta merrni ne konsiderate kete , pasi e kemi denomcuar si rast dhe per kete do ju dergoj edhe foto te ambjentit dhe foto qe kane lidhje me denomcimin e rastit . Faleminderit. Te betohem qe do jete nje lajm i mire dhe i dobishem per gjithe sepse eshte shume problem edhe per shkollen e mesme qe ndollet pas kesaj godine dhe te gjithe nxenesit duhet te kaojne ne rruge te makines per te shkuar ne shkolle dhe i rrezikohet jeta cdo dite
