Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e plazhit në zonën e Adriatikut, në Kurbin, duke kërkuar ndërhyrje për pastrimin e tij.
Ai thotë se zona bregdetare nuk është pastruar prej kohësh dhe ndodhet në gjendje të rënduar, e mbushur me mbeturina plastike dhe copa druri.
Qytetari thekson se bëhet fjalë për një plazh me potencial të mirë, por që sipas tij është lënë pas dore.
Ai i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse për ndërhyrje dhe pastrimin e menjëhershëm të hapësirës bregdetare, në mënyrë që ajo të rikthehet në kushte të përshtatshme për banorët dhe pushuesit.
Denoncimi i qytetarit:
Ju kisha lut ti beni thirrje edi rames per kete plazh laq kurbin adriatik se kurr nuk eshte pastru dhe eshte nje plazh i mire
