Mjekja e Vlorës braktiset nga spitali, djali kujdeset duke pyetur Chat GPT: Zoti ju dënoftë k*rva të politikës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.04.2026, 08:56

Një rast i rëndë është denoncuar së fundmi në qytetin e Vlorës, ku një mjeke 82-vjeçare, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke shërbyer për pacientët, pretendohet se është lënë pa kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Sipas djalit, ajo ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore dhe po përballet e vetme me problemet e pleqërisë, ndërkohë që institucionet shëndetësore nuk i kanë ofruar shërbimin e kërkuar.

Rasti u bë publik nga djali i saj, Altin Gjini, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai shprehet se spitali ka refuzuar ta trajtojë nënën e tij. Në mungesë të ndihmës profesionale, ai tregon se është detyruar të kujdeset vetë për të, pavarësisht se nuk ka formim në fushën e mjekësisë. Sipas tij, ai po ndjek udhëzime dhe këshilla të marra nga Chat GPT.

“Gjithë k*rvave të politikës së çdo ngjyre, i drejtohem me urimin më shpirtëror: ju dënoftë Zoti atje ku dhimbja t’jua shqyejë shpirtin!! 57 vite pune kontribut në mjekësi si profesioniste e diplomuar nëna ime, (matura e parë e 26 infermierëve të parë në Shqipëri të shkollës mjekësore dyvjeçare të Vlorës) e paralizuar vite dhe nuk e pranon spitali për shkak të moshës së thyer për një mjekim të specializuar ndaj një plage të frikshme në kokë, mbase fatale që po i degradohet, për të ma besuar mua pozicionin e mjekut kirurg me anën e Chat GPT!! Mosha e tretë nuk kërkon mëshirë o plehra, por dinjitet dhe është detyrë e çdo shteti ta garantojë këtë dinjitet ndaj atyre që i shërbyen me besnikëri njerëzve!! Moskujdesi ndaj tyre nuk është varfëri burimesh, por varfëri vlerash që e masakroi përfundimisht moralisht këtë vend prostitutash”, shkruan djali i mjekes.

Denoncimi ka ngjallur reagime në opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e shërbimeve shëndetësore dhe trajtimin e mjekëve në moshë të thyer. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse lidhur me këtë rast, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të japin sqarime dhe të marrin masa nëse pretendimet rezultojnë të vërteta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit