Shqipëria me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë, në raport me popullsinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.04.2026, 08:29

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria u rendit në vitin 2024 ndër 10 vendet e para në Europë për numrin e vrasjeve me dashje në raport me popullsinë. Në total u regjistruan 41 raste, ose 1.71 vrasje për 100 mijë banorë, duke e vendosur vendin në vendin e tetë. Rritja krahasuar me një vit më parë lidhet si me shtimin e rasteve (nga 35 në 41), ashtu edhe me uljen e popullsisë sipas censit të ri.

Në nivel europian, gjatë vitit 2024 u regjistruan rreth 3,953 vrasje me dashje, me një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023, por ende më poshtë se kulmi i viteve 2014–2015. Në përgjithësi, normat më të larta për 100 mijë banorë shfaqen në vendet baltike dhe disa vende të Ballkanit, të ndikuara nga faktorë socialë, ekonomikë dhe historikë, si pabarazitë, konsumi i alkoolit dhe konfliktet ndërpersonale.

Ndërsa vende si Finlanda dhe Islanda shfaqen në renditje për shkak të strukturës së rasteve dhe popullsisë së vogël, në fund të listës qëndrojnë shtete si Italia dhe Holanda me norma shumë më të ulëta. Këto dallime lidhen kryesisht me forcën e institucioneve, kontrollin e armëve dhe sistemet sociale më të zhvilluara që ndihmojnë në parandalimin e dhunës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit