“Babai im po lufton me kancerin në fyt, ju lutem më ndihmoni ta shpëtojmë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.04.2026, 21:18

Linku i GoFundMe

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familja Zogaj nga Malisheva, të cilët kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve për të shpëtuar jetën e familjarit të tyre, Lulzim Zogaj.

41-vjeçari po përballet me një betejë të vështirë me kancerin në fyt dhe aktualisht ndodhet i shtruar në një spital në Turqi, ku pritet t’i nënshtrohet një operacioni jetik. Por kostoja e ndërhyrjes, që arrin në 29,300 euro, është e papërballueshme për familjen, e cila jeton vetëm me ndihma sociale.

Në një video të dërguar në redaksi, vajza e tij e mitur bën një thirrje prekëse:

“Përshëndetje, unë jam vajza e Lulzimit. Babai im ka kancer në fyt dhe ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të na ndihmojnë.”

Ndërsa vëllai i Lulzimit shton: “Kërkojmë ndihmë për vëllain tim Lulin, është 41 vjeçar, është me asistencë sociale dhe ka nevojë për një operacion në Turqi.”

Familja ka hapur një faqe në platformën GoFundMe, ku kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë për trajtimin e tij. Të dhënat për ndihmë:

Emri: Lulzim Zogaj

IBAN: XK05 1402 0002 3508 952

Banka: Banka Ekonomike

SWIFT: EKOMXKPRXXX

Numër kontakti: +383 49 287 534

Familja apelon për solidaritet, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më pranë shpresës për shërimin e Lulzimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit