Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në elitën e futbollit spanjoll, duke marrë një tjetër vlerësim për sezonin e tij mbresëlënës. Klubi i tij, Majorka, ka njoftuar se Muriqi është nominuar për t’u përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në La Liga.
Në një komunikim zyrtar, “Piratët” u kanë bërë thirrje tifozëve që të mbështesin sulmuesin përmes votimit, në një përpjekje për të rritur shanset e tij përballë konkurrencës së fortë me emra të njohur të kampionatit spanjoll.
Muriqi ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës gjatë këtij sezoni, duke kontribuar ndjeshëm në rezultatet e ekipit. Ai ka realizuar 21 gola, vetëm tre më pak se golashënuesi aktual i La Ligës, Kilian Mbape.