Aksident fatal në Fier, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin dhe përfundon në kanal

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.04.2026, 17:51

Një aksident fatal është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, automjeti i përfshirë në aksident ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur tre ambulanca, forcat e policisë si dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit