Përplasi dy këmbësorë në Romë, shqiptari në pranga pas vdekjes së 54-vjeçarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.04.2026, 16:50

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare dhe shtetësi boshnjake është vënë në pranga në Itali, pas një aksidenti të rëndë rrugor që ka marrë tashmë një jetë.

Ngjarja ka ndodhur më 22 prill në Via di Boccea, në zonën e Casalotti-t në Romë, rreth orës 07:30 të mëngjesit. I riu, i cili drejtonte një automjet tip “Smart”, përplasi dy këmbësorë italianë, për shkaqe që ende po hetohen.

Njëri prej tyre, Nicola Acquaviva, 54 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin San Camillo pas një jave në gjendje kritike, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u dërgua në Spitalin San Filippo Neri për analiza alkooli dhe toksikologjike, të cilat rezultuan negative.

Të dy të plagosurit u transportuan në gjendje të rëndë në Spitalin San Camillo dhe në Poliklinikën Gemelli. Ndërkohë, ndaj shoferit rëndojnë akuza për aksidentin, dhe pas vdekjes së njërit prej këmbësorëve, pritet që gjykata të përcaktojë një masë të re sigurie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit