17-vjeçarja korçare dhunon gjyshen, e moshuara merr urdhër mbrojtje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.04.2026, 16:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Korçë, ku një 17-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së saj.

Sipas informacioneve të deritanshme , e moshuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Policia bëri të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj adoleshentes, banuese në qytet.

Ajo dyshohet për ushtrim dhune fizike ndaj gjyshes së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit