Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë tonë një incident të ndodhur paraditen e sotme në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.
Ajo ka treguar se një person që drejtonte një automjet pjesë e eskortës së Ministres Austriake të Drejtësisë e ka ofenduar rëndë.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:12, ndërsa po udhëtonte me automjetin e saj në prani të vajzës së mitur. Qytetarja shprehet se, teksa përpiqej të shmangte automjetet e parkuara në krahun e djathtë të rrugës, pa i penguar rrugën eskortës, një prej drejtuesve të mjeteve i është drejtuar me fjalë fyese dhe tepër banale.
“Është eskortë moj k***ë, pa asnjë arsye, ndërkohë që unë thjesht po shmangesha nga makinat e parkuara,” shprehet ajo.
Qytetarja e konsideron këtë sjellje të papranueshme dhe denigruese, veçanërisht për faktin se ndodhi në prani të një fëmije, duke shtuar se incidenti i ka shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë pasigurie.
Ajo ka dokumentuar rastin përmes fotografive të personit dhe targës së automjetit, të cilat është e gatshme t’ua vërë në dispozicion autoriteteve përkatëse.
Pas incidentit, ajo thotë se automjeti i eskortës është drejtuar në drejtim të institucionit të SPAK-ut. Qytetarja kërkon publikimin e rastit dhe marrjen e masave ndaj personit në fjalë, duke e cilësuar sjelljen si të papranueshme për një përfaqësues të një eskorte zyrtare.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ!Gjatë kohës që po udhëtoja me automjetin tim, në prani të vajzës sime (e mitur), një person që drejtonte një automjet që i përkiste eskortës së Ministres Austriake të Drejtësisë, më është drejtuar me fjalë fyese dhe tepër banale, konkretisht: “është eskortë moj k..e”. vetem pse po mundohesha ti shmangem makinave te parkuara ne krahun e djathte pa i zene aspak rrugen eskortes.
Kjo sjellje është e papranueshme dhe denigruese, veçanërisht duke qenë se ndodhi në prani të një fëmije. Kam dokumentuar rastin duke bërë fotografi të personit dhe targës së automjetit, të cilat jam e gatshme ti vë në dispozicion të autoriteteve. Ky incident ka shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë pasigurie për mua dhe familjen time.
Ju lutem publikojeni kete fytyre te ndyre qe ofendon me fjalet me banale dhe aq me teper qe furgoni ishte plot me persona qe i perkisnin eskortes se ministres Austriake
sot ne ore 10:12 ne bulevardin zogu i pare dhe eskorta u drejtua drejte intitucionit SPAK. Do ja u dija shume per faleminderit nese e publikoni sepse pasi me ofendoj ne sy te vajzes mbylli dhe xhamin
