SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare lidhur me një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, e cila lidhet me akuza për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje.
Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, një procedurë që sjell ulje të dënimit të kërkuar nga akuza.
Sipas konkluzioneve të paraqitura:
-Për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite;
-Për Emiljano Shullazin janë kërkuar 15 vite burg, që ulen në 10 vite;
-Për Naim Stafukën janë kërkuar 9 vite burg, i reduktuar në 6 vite;
-Për Blerim Abazin janë kërkuar 10 vite burg, që zbret në 6 vite e 8 muaj;
-Për Besian Xhixhën janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;
-Për Enver Divën janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;
-Për Robert Laçin janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;
-Për Gjergj Cukalin janë kërkuar 10 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite burg.
Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK, duke përfshirë disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale.