Call Center-at mashtruese në Tiranë përdornin Presidentin dhe futbollistë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.04.2026, 15:42

Media austriake “Die Presse” ka publikuar detaje lidhur me një operacion të përbashkët mes Prokurorisë Austriake për Ekonomi dhe Korrupsion dhe SPAK, ku u goditën tre call center mashtrues në Tiranë. Sipas hetimeve, shtetas të huaj janë mashtruar përmes skemave investimi të rreme, të promovuara me lajme dhe përmbajtje të fabrikuara me persona të famshëm.

Operatorët dyshohet se krijonin foto dhe video të manipuluara duke përdorur figura të njohura si Presidenti Alexander Van der Bellen, ish-kancelari Karl Nehammer, futbollisti David Alaba dhe disa prezantues të njohur televizivë, me qëllim joshjen e viktimave drejt investimeve fiktive. Vetëm në Austri janë regjistruar rreth 150 qytetarë të mashtruar, me një dëm që arrin rreth 26 milionë euro, ndërsa raste të tjera janë raportuar në disa vende europiane dhe në Kanada.

Në total, dëmi i shkaktuar nga kjo skemë vlerësohet të paktën 50 milionë euro, ndërsa rreth 900 mijë euro janë rikuperuar deri më tani. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, pas një hetimi dyvjeçar. Në ambientet e sekuestruara në Tiranë punonin rreth 450 persona, ndërsa gjatë ndërhyrjes u arrestuan 10 persona dhe të tjerë janë nën hetim për mashtrim të rënduar dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit