IKMT dhe Policia mësyjnë në Ksamil: Prishin bizneset e banorëve për interesat e “të fortëve”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.04.2026, 14:55

Prej më shumë se dy orësh, një aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i mbështetur nga Policia e Shtetit, po zhvillohet në Ksamil për shembjen e disa bizneseve të ndodhura përgjatë rrugës kryesore.

Sipas banorëve që kanë mbi 30 vite që jetojnë në këtë zonë dhe pronarëve të prekur, aksioni i IKMT-së ka qëllim favorizimin e oligarkëve dhe mafias që është e lidhur me të.

Ata pretendojnë se nuk kanë marrë sqarime të plota paraprake dhe shprehen të pakënaqur me mënyrën e ndërhyrjes, duke theksuar se bizneset e tyre janë ndërtuar dhe funksionojnë prej dekadash si burim kryesor i të ardhurave familjare.

Në pamje mund të shihni se si fadromat po shkatërrojnë lokalet dhe bizneswt e qytetarëve, ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar publik lidhur me aksionin dhe arsyet specifike të ndërhyrjes në këtë zonë turistike.

Situata mbetet e tensionuar mes banorëve dhe forcave të rendit, ndërsa pritet një qëndrim zyrtar nga institucionet përkatëse.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje tua tbej nje denoncim. jemi banoret e ksamilit po na shkatrrojn bizneset policia e shtetit per tju hapur territorin “Te Forteve”.Kemi mbi 30 vite biznes ne ksamil, 4 familje jemi qe mbajme femijet me buke nga ky biznes

Nje dit para na kane njoftuar per tju hapur territorin bandave. kjo esht arsyja per te ndertuar restorte te fortet mafia dhe te heqin banoret e ksamilit. Se dim fare kush do ndertoje jan ne bashkpunim mafiat. nuk kemi nje emer konkret jan shum pretendusa nuk jemi te qart per momentin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit