Gjendet makina e dytë e vrasësve të çiftit Mujeci, brenda kishte dokumentet e tre autorëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.04.2026, 14:52

Është gjetur në Torovicë automjeti i dytë i dyshuar i përdorur nga autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, ndërsa brenda tij janë konstatuar edhe dokumente që dyshohet se u përkasin tre personave të shpallur në kërkim.

Sipas informacionit paraprak, shërbimet e policisë kanë gjetur në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në një zonë toke arë pranë një kanali, një automjet tip “Audi A4”. Ky mjet dyshohet se ka qenë i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe është përdorur nga bashkëautorë që kanë pasur rolin e vëzhgimit të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë këqyrjes së automjetit, brenda tij janë gjetur dokumente që lidhen me personat e shpallur në kërkim. Për verifikime të mëtejshme kriminalistike, mjeti është sekuestruar si provë materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave përkatëse.

Ndërkohë, kontrollet në terren vijojnë në mënyrë intensive me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit