Plagosja në Sarandë, shpallet në kërkim ‘Monçja’; i përfshirë më herët në disa krime

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.04.2026, 14:19

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Edmond Abazi, i njohur ndryshe si “Monçja”, pas një ngjarjeje të ndodhur dy ditë më parë në zonën e quajtur “Plazhi i Ri”, ku mbeti i plagosur me thikë një i ri.

Sipas informacioneve paraprake, Abazi dyshohet se ka goditur me mjet prerës 26-vjeçarin Enkel Dano gjatë një konflikti mes tyre. Si pasojë, ky i fundit ka marrë plagë në pjesën e pasme të trupit, por pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

37-vjeçari rezulton një person me precedentë penalë, i përfshirë më herët në vepra si plagosje e rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje, vjedhje, shkatërrim prone, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, dhunë në familje, goditje për shkak të detyrës, si dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Edhe i plagosuri, Enkel Dano, figuron me precedentë penalë, kryesisht në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë, policia po vijon kontrollet për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit