Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një incident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Rrugës së Durrësit, pranë Njësisë Bashkiake 10 në Tiranë.
Ai ka treguar se automjeti i tij, i parkuar anës rrugës është dëmtuar dhe personi përgjegjës është larguar nga vendngjarja.
Sipas denoncuesit, rasti është referuar tashmë si shkatërrim prone, ndërsa thekson se të dhënat e automjetit që dyshohet se ka shkaktuar dëmin janë të njohura dhe janë vënë në dispozicion të autoriteteve.
Ai i bën thirrje personit përgjegjës që të paraqitet për të zgjidhur situatën pa përshkallëzim të mëtejshëm me institucionet shtetërore.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje,doja tju pergezoja dhe tju kerkoja ndihme gjithashtu nese eshte e mundur prej jush.Me eshte demtuar makina dhe personi pergjegjes eshte larguar. Denoncimi sapo eshte bere per shkatrrim prone dhe te dhenat de automjetit qe ka shkaktuar demin dihen.I bej thirrje personit pergjegjes te vij ne vendngjarje qe te mbyllim problemin pa agravuar edhe me tej situata me shtetin.
Po ju bashkangjis dhe fotot r vendit dhe ambjentit. Edhe targa e makines pergjegjese. Ka ndodhur mbreme Tek rruga e durresit. Tek njesia bashkiake 10