Dosja “Revanshi”, të pandehurit bojkotojnë gjyqin, i pranishëm vetëm një prej tyre

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.04.2026, 13:25

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e parë për një nga fraksionet e dosjes hetimore të koduar “Revanshi”, ku përballen disa të pandehur të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në proces janë thirrur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami dhe Oltion Zefi, ndërsa në sallë ishte i pranishëm vetëm Jozi Kraja, i cili ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Seanca është shoqëruar me mungesa të shumta të të pandehurve dhe avokatëve të tyre. Aldo Avdyli është përfaqësuar nga avokati Dritan Jahja, Oltion Zefi mungoi së bashku me mbrojtësin e tij, ndërsa Henerigert Mitri u përfaqësua nga avokati Ardian Leka. Po ashtu, Marklen Haka dhe Altin Morina nuk ishin të pranishëm në gjykatë, ndërsa mbrojtësit e tyre respektivisht kanë dhënë shkaqe mungese, përfshirë edhe arsye shëndetësore. Edhe Durim Bami mungoi në seancë, por u përfaqësua nga avokati Ilir Murati, i cili gjithashtu mbështeti kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se mungesa e të pandehurve dhe avokatëve e bën të pamundur vijimin normal të procesit gjyqësor. SPAK kërkoi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit, duke theksuar se palët janë konsideruar të njoftuara sipas procedurës ligjore dhe se procesi duhet të vijojë pasi të sigurohet prania e plotë e të gjithë pjesëmarrësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit