“Defekti në filtrin e ujit përmbyti shtëpinë, kompania nuk mban përgjegjësi”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.04.2026, 13:05

Një qytetar ka ngritur një shqetësim pas një incidenti që i ka shkaktuar dëme në banesë, duke hapur debat mbi përgjegjësinë mes tij dhe kompanisë me të cilën kishte lidhur kontratë për filtrimin e ujit.

Ai tregon se prej më shumë se një viti ishte abonent dhe nuk kishte pasur probleme. Në janar, një teknik ndërhyri për ndërrimin e filtrave, ndërsa pak muaj më vonë situata ndryshoi papritur. Qytetari thotë se u zgjua dhe e gjeti shtëpinë të përmbytur nga uji duke i shkatërruar parketin.

Pas ngjarjes, ai tentoi të kontaktonte me kompaninë për të marrë zgjidhje, por sipas tij komunikimi ishte i vështirë, pasi u orientua nga një person te tjetri dhe nuk mori përgjigje të menjëhershme në telefonata.

Ndërkohë, tekniku që shkoi për verifikim konstatoi dëmtime në pajisje dhe sugjeroi riparimin e tyre me kosto shtesë. Qytetari pretendon se këto shërbime duhet të ishin të mbuluara nga kontrata që ka në fuqi.

Nga ana tjetër, në një komunikim që redaksia pati me kompaninë Ecosoft, u bë me dije se klienti ka firmosur një kontratë dhe se, sipas tyre, rasti lidhet me një dëmtim që ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dhe jo nga defekt i mbuluar nga kompania. Sipas këtij qëndrimi, pajisja ishte kontrolluar dhe rregulluar më parë nga tekniku.

Po ashtu, është përmendur edhe mundësia që incidenti të jetë ndikuar nga presioni i ujit në rrjet, duke theksuar se vendosja e një rregullatori është një zgjedhje që i takon vetë klientit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit