Sërish zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati pranë burgut ‘313’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.04.2026, 10:27

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”, pranë burgut 313, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës. Flakët janë përhapur në katin e pestë të një pallati, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në katet e tjera të ndërtesës. Pas disa minutash ndërhyrje, flakët janë vënë nën kontroll, megjithëse një prej hyrjeve të banesës është dëmtuar rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të ekspertizës në vendin e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit