“Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.04.2026, 22:11

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit.

Ai tregon se kishte shkuar në Laç për të marrë pjesë në ritualin e “Të Martave të Shenjta”, një traditë e njohur që lidhet me 13 të martat në nder të Shna Ndout, ku besimtarët luten për shëndet, mbarësi dhe plotësim dëshirash.

Gjatë kthimit drejt Tiranës, diçka e papritur i ka ndodhur.

Sipas tij, një flutur i është futur në makinë dhe më pas i është ulur në dorë, duke qëndruar aty për një pjesë të mirë të rrugës.

“Po u ktheja nga kisha në Laç dhe më hyri nga xhami i makinës. Erdhi dhe më ndejti në dorë… më ndoqi deri në Tiranë,” – shprehet ai për JOQ Albania.

Në videon e dërguar në redaksi, flutura shihet teksa qëndron e qetë mbi dorën e tij, pa u larguar, një moment që vetë qytetari e ka përjetuar si diçka të veçantë.

Ai shton se e sheh këtë si një shenjë pozitive: “Mendoj se do jetë ndonjë shpirt që më sjell fat.”

Për shumë besimtarë, vizita në Kishën e Laçit shpesh shoqërohet me përjetime personale, ndërsa ky rast mbetet një histori e rrallë që qytetari ka zgjedhur ta ndajë me të tjerët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit