Joshua rikthehet në ring përballet me shqiptarin Kristian Prenga

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.04.2026, 17:49

Boksieri britanik Anthony Joshua pritet të rikthehet në ring këtë verë, në një përballje të shumëpritur ndaj shqiptarit Kristian Prenga, duel që ka zgjuar interes të madh në botën e boksit.

Ndeshja, e pagëzuar “The Comeback”, është planifikuar të zhvillohet më 25 korrik në Arabinë Saudite dhe është pjesë e një marrëveshjeje me disa sfida për Joshua-n. Sipas raportimeve, më vonë gjatë vitit 2026 ai mund të përballet edhe me rivalin e tij britanik Tyson Fury, në një event që pritet të transmetohet në Netflix.

36-vjeçari Joshua rikthehet pas një periudhe të vështirë, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal. Ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej fitores me nokaut ndaj Jake Paul në dhjetor, ndërsa më pas i shpëtoi një aksidenti tragjik automobilistik në Nigeri, ku humbën jetën dy persona të afërt me të.

Nga ana tjetër, 35-vjeçari Kristian Prenga paraqitet si një kundërshtar i rrezikshëm, edhe pse më pak i njohur për publikun e gjerë. Me një rekord prej 20 fitoresh dhe vetëm një humbje, ku të gjitha fitoret i ka siguruar me nokaut, ai shihet si një “outsider” potencial për surprizë. Me gjatësi 1.96 metra, Prenga e ka ndërtuar karrierën e tij në vende si Gjermania, Holanda, Kanadaja dhe SHBA.

Edhe pse Joshua konsiderohet favorit, ekspertët paralajmërojnë se fuqia e goditjeve të Prengës mund t’i hapë probleme serioze britanikut. Vetë boksieri shqiptar është shprehur se zgjedhja e tij si kundërshtar nga Joshua është një gabim i madh, duke theksuar se kjo ndeshje mund të jetë momenti që ndryshon gjithçka në karrierën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit