Një qytetar ka denoncuar një rast të ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy autobusë kanë kryer manovra të rrezikshme gjatë gjithë rrugës.
Në pamje mund të shihni se si dy autobusët bëjnë gara në autostradë, duke krijuar potencialisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Qytetari shprehet gjithashtu se në një pjesë të rrugës autobusët kanë qenë të shoqëruar nga një mjet policie dhe më pas kanë vijuar lëvizjen së bashku, duke vazhduar të kryejnë manovra të rrezikshme gjatë udhëtimit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje desha te denoncoj nje rast anonim sot ne atostraden tiran durres 2 autobuza kan ber manovra shum te rrezikme gjith rruges deri ne pjes te rruges ishin bashk me polici pastaj vazhduan se bashku duke ber manovra te rrezikshme