“Nuk pranon t’i afrohemi e t’i flasim”, qytetari kërkon ndihmë për të moshuarën në Fresk

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.04.2026, 14:14

Një qytetar, banor në zonën e Freskut, në rrugën e Dajtit, i është drejtuar redaksisë toné për të kërkuar ndihmë për një grua të moshuar që është e vetme dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ai thotë se zonja prej vitesh endet në rrugë, si ditën ashtu edhe natën, dhe shfaq sjellje që tregojnë probleme të theksuara shëndetësore. Qytetari është i shqetësuar se gjendja e saj po përkeqësohet nga dita në ditë, ndërsa nuk dihet nëse ajo ka familjarë apo nëse është marrë ndonjë masë institucionale për strehim apo trajtim mjekësor.

“Duket se ka nevojë për hospitalizim dhe ndihmë të menjëhershme mjekësore. Çdo ditë gjendja e saj rëndohet dhe është për të ardhur keq që nuk është vënë re nga asnjë institucion shtetëror,” thotë qytetari.

Ai shton se ka tentuar t’i afrohet për të komunikuar, por zonja nuk pranon kontakt dhe reagon negativisht në momentin që dikush përpiqet të flasë me të.

Qytetari apelon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të verifikuar situatën dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore dhe sociale.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, doja tju shkruaja per ti ardhur ne ndihme me nje shkrim nese mundeni per nje person ne zonen e Freskut. Nje zonje qe gjithmone eshte pare e vetme dhe ka probleme shendetesore te theksuara, askush nuk e di nese ka nje familje apo nese shteti ka ndermarre ndonjehere masa per ti ardhur ne ndihme per pjesen e strehimit apo dhe mjekimit sepse ka probleme te medha. Gjate gjithe dites shifet te endet rrugeve apo te beje sjellje dhe veprime qe tregojne se ka probleme te medha shendetesore! Ju lutem nese mundeni ta publikoni dhe shtetit te mund te marre masat e duhura per ta strehuar ne qendrat e specilizuara per kujdes per kete kategori personash sepse cdo dite gjendja e zonjes ne fjale rendohet dhe eshte per te ardhur keq se si asnje instance shteterore nuk e ka vene re.

Ne zonen e Freskut, rruga Dajtit, sa kalon restorant Freskun! Nuk di nese ka banese sepse jam banor i zones por shof qe cdo dite dhe kjo po ben disa vite qe endet rrugeve edhe naten dhe sillet cuditshem, duket qe ka nevoje per ospitalizim dhe ndihme mjekesore te menjehershme, nese do mundeni ta publikoni per ti ardhur ne ndihme se gjendja e zonjes ne fjale sa vjen dhe rendohet.

Ndoshta dikush nga instancat shteterore interesohet per te kuptuar me mire gjendjen dhe situaten dhe per ti ardhur me pas ne ndihme. Nuk kemi folur me te sepse asnjehere nuk pranon ti afrohet apo te komunikosh, gjithmone reagon keq ne momentin qe i afrohesh per ta pyetur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit