Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë gjendjen e tarracës në Bashkinë e Elbasanit, duke ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e mirëmbajtjes dhe pastërtisë.
Sipas tij, institucioni që duhet të kujdeset për qytetin, nuk arrin të mbajë as ambientet e veta në kushte minimale higjienike. Ai thotë se në tarracën e bashkisë ka mbeturina, kartona dhe mbetje fishekzjarresh, të cilat dyshohet se i përkasin festimeve të Vitit të Ri.
“Kur nuk mbajnë ambientin e vet pastër, si mund të ndërhyjnë për të rregulluar probleme të tjera, si linja elektrike në lagjen Skënderbej?”, shprehet qytetari, duke kërkuar reagim dhe marrjen e masave urgjente nga autoritetet përgjegjëse.
Ai shton se pamja e jashtme e godinës mund të duket në rregull, por realiteti në pjesët e brendshme apo më pak të dukshme tregon një neglizhencë të theksuar.
Qytetari apelon që ky rast të bëhet publik, me shpresën se institucionet do të ndërgjegjësohen dhe do të marrin masa konkrete për përmirësimin e situatës.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq shif ne cfar gjendje skandaloze esht bashkia elbasan,kur nuk mbajn ambjentin e vet paster do mundohen te rregullojn linjen elektrike ne lagjen fushmbren. Bejeni pak publike ju lutem te marrin masa mos flen gjum , se pari te mbajn paster ambjentin e vet pastaj te na shohin e neve. Po kjo esht taraca e bashkis ndoshta nga posht mund te duket e bukur por shife ne te vertet. Ato lart jan fishekzjarret qe jan plas ndoshta per vitin e ri