Aksidenti i ndryshoi jetën, Gjuriu ka nevojë për ndihmën tonë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.04.2026, 13:05

KUSH KA MUNËSI TË NDIHMOJË GJURIUN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME

Një histori e dhimbshme vjen nga një qytetar shqiptar, i cili prej dy dekadash përballet çdo ditë me pasojat e një aksidenti që i ndryshoi jetën përgjithmonë. Gjuri Dervishi rrëfen se 20 vite më parë pësoi një goditje të fortë në kokë, një traumë që në atë kohë nuk mori trajtimin e duhur mjekësor.

Sot, pasojat janë të rënda dhe të përditshme. Ai jeton me probleme serioze në sistemin nervor, vështirësi në ecje dhe çrregullime në të folur, duke e bërë çdo ditë një sfidë të vërtetë. Lëvizjet e tij janë të kufizuara dhe komunikimi shpesh bëhet i vështirë, duke e izoluar edhe më shumë nga jeta normale.

Por përtej dhimbjes fizike, Gjuriu përballet edhe me një tjetër barrë të rëndë: pamundësinë ekonomike për të përballuar trajtimin. Ilaçet që i nevojiten janë të kushtueshme dhe të paarritshme për të, ndërsa gjendja e tij kërkon kujdes të vazhdueshëm.

Në këtë situatë të vështirë, ai u drejtohet me një apel të ndjerë të gjithë shqiptarëve, duke kërkuar ndihmë për të siguruar medikamentet që i duhen për të jetuar me më pak dhimbje dhe më shumë dinjitet.

“Ju lutem, më ndihmoni… çdo kontribut, sado i vogël, për mua është një shpresë,” është mesazhi i tij i thjeshtë, por që mbart një peshë të madhe.

Rasti i Gjuri Dervishit është një kujtesë e fortë se pas çdo historie ka një njeri që lufton në heshtje, duke pritur një dorë solidariteti. Në një kohë kur shpesh harrojmë fuqinë e ndihmës së përbashkët, historia e tij vjen si një thirrje për humanizëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit