Deputetja e VV-së “kërcënon” opozitën: Ejani në seancë, ose do t’ua tregojmë sërish vendin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.04.2026, 15:00

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i është drejtuar opozitës me një ton që është cilësuar si kërcënues dhe paralajmërues.

Përmes një reagimi publik, Hyseni ka bërë thirrje që partitë opozitare të braktisin bojkotin dhe të bëhen pjesë e votimit. Megjithatë, mesazhi i saj nuk ishte thjesht një ftesë, por një ultimatum i qartë politik.

“Uroj që në seancën që pritet të fillojë pas pak, opozita të jetë prezente dhe të marrë pjesë në votim. Në të kundërtën, na takon t’ua tregojmë edhe një herë kësaj opozite se ku e kanë vendin”, ka shkruar deputetja Hyseni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit