Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.04.2026, 13:05
Një shtetas shqiptar me qëndrim të paligjshëm në Britani është ndaluar nga autoritetet pas dyshimeve për tentativë sulmi seksual ndaj një vajze 12-vjeçare. Ngjarja është bërë publike përmes një videoje që qarkullon në rrjetin X, ku shihet momenti kur ai është ndaluar fillimisht nga disa persona dhe më pas i është komunikuar se do të arrestohet.
Sipas pamjeve dhe raportimeve të shpërndara në rrjete sociale, personi i identifikuar si Ershad Kurtaj jetonte në një hotel për emigrantë të financuar nga shteti britanik dhe përfitonte ndihmë ekonomike. Në video dëgjohen akuza të drejtpërdrejta ndaj tij nga persona të pranishëm, ndërsa ai shfaqet duke kërkuar falje dhe duke u lutur për të mos u kthyer në vendin e origjinës.
Autoritetet britanike nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar të plotë për rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet. Çështja ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe diskutime mbi sistemin e strehimit të emigrantëve dhe sigurinë publike.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR