Goditet sërish karteli CJNG në Meksikë, arrestohet pasardhësi i “El Menchos”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.04.2026, 12:21

Një tjetër goditje e fortë ndaj rrjeteve të narkotrafikut është regjistruar në Meksikë, vetëm dy muaj pas ekzekutimit të superbosit të kartelit më i njohur “El Mencho”. Forcat speciale meksikane kanë vënë në pranga Audias Flores Silva, i njohur me nofkën “El Jardinero”, një nga drejtuesit rajonalë të kartelit Jalisco Nueva Generación dhe i konsideruar si një prej pasuesve të mundshëm të Menchos, për shkak të lidhjes së afërt që kishte me të.

Për “El Jardinero”-n ishte shpallur edhe një shpërblim prej 5 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa mbi të rëndonte një kërkesë për ekstradim. Ai kishte kaluar më herët pesë vite në burg në SHBA për trafik droge, por pas lirimit ishte rikthyer sërish në aktivitet kriminal.

Flores Silva vepronte kryesisht në zonat e tregjeve ilegale përgjatë bregdetit të Paqësorit dhe aktualisht përballet me akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, si dhe për përdorim armësh zjarri. Sipas autoriteteve meksikane, ai kishte nën kontroll laboratorë për prodhimin e metamfetaminës, pista të fshehta ajrore dhe korridore të trafikut që lidhin Amerikën Qendrore me Meksikën dhe SHBA-në.

Përmes strukturës së organizuar të kartelit CJNG dhe metodave të dhunshme të përdorura nga anëtarët e tij, Flores Silva dyshohet se ka arritur të fusë në tregun amerikan sasi të konsiderueshme fentanili në vitet e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit