Lumi në Laprakë kthehet në kosh mbeturinash: Banorët s’dalin dot jashtë nga era e rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.04.2026, 11:56

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të ndotjes në zonën e lumit në Laprakë, pranë Spitali Ushtarak.

Sipas saj, një hapësirë me potencial të madh natyror po degradohet çdo ditë nga mbeturinat dhe mungesa e mirëmbajtjes.

Ajo shprehet se, ndonëse është thënë se janë marrë masa për pastrimin e zonës, në terren nuk vërehet asnjë ndërhyrje konkrete. Sipas saj një nga problemet kryesore mbetet mungesa e koshave të mbeturinave, çka bën që qytetarë të papërgjegjshëm t’i hedhin mbetjet direkt në lumë, duke e kthyer zonën në një vatër ndotjeje dhe erërash të pakëndshme.

“Është gjynah gjithë kjo natyrë e bukur të katandiset kështu. Vjen erë e rëndë, nuk mund të dalim as me bebin me karrocë”, shprehet ajo, duke apeluar për ndërhyrje urgjente nga autoritetet përkatëse dhe ndërgjegjësim të komunitetit.

Qytetarja kërkon që institucionet vendore të marrin masa konkrete për pastrimin e lumit dhe vendosjen e infrastrukturës bazë, në mënyrë që zona të rikthehet në një ambient të shëndetshëm për banorët.

Denoncimi i qytetares:

A merret dikush me pastrimin eketij lumi te laprakes se thone jan ven po rrin kot se gjynaf gjith kjo natyre e bukur me mbeturina. Ca ben ky i njesis se laprakes, po ky lumi ne laprak eshte gjynaf gjith kjo bukuri edhe te katandiset keshtu

nuk ka as kazana per plehrat i hedhin ne lum qytetaret e pa ndergjegjesuar. aman se turp vjen era dalim me bebin me karroc

jemi te bregu i lumit laprake mbrapa spitalit ushtarak

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit