Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.04.2026, 11:18
Adriano Mhillaj është shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 26 prill në Balldren të Lezhës, ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. 22-vjeçari rezulton i kërkuar nga policia e Shkodrës që prej janarit 2026 për “kanosje me armë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”, pas një konflikti me Eduard Kësallën në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vinotekës”.
Sipas hetimeve, atentati ndodhi rreth orës 14:50, kur çifti po udhëtonte me automjet dhe u qëllua me breshëri plumbash nga persona të armatosur, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur edhe Florin Mhillaj dhe Renato Mhillaj, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit.
Policia dyshon se motivi i krimit lidhet me gjakmarrje, ndërsa autorët kanë ndjekur lëvizjet e çiftit dhe më pas i kanë zënë pritë duke përdorur dy automjete. Hetimet vijojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR