Durrësi zaptohet nga “të fortët”: Parkim me pagesë në rrugë publike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.04.2026, 10:52

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar një rast shqetësues që lidhet me zënien e hapësirave publike të parkimit në qytet.

Sipas tij, në lagjen nr. 3, në një zonë mjaft të frekuentuar, një person ka bllokuar rreth 20 vende parkimi duke vendosur bidona, karrige dhe mjete të tjera, duke i konsideruar ato si hapësirë private.

Qytetari thotë se çdo drejtues mjeti që tenton të parkojë aty përballet me kërkesa për pagesë.

Ai shprehet se e ka denoncuar rastin si pranë Policisë së Shtetit, ashtu edhe pranë Policisë Bashkiake, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Sipas tij, pavarësisht se zona ndodhet vetëm rreth 200 metra larg institucioneve përkatëse, situata vijon pa ndërhyrje.

Qytetari kërkon reagim nga autoritetet për lirimin e hapësirave publike dhe ndalimin e praktikave të tilla abuzive që penalizojnë banorët dhe vizitorët e zonës.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Jam nje qytetar nga Durresi! Dua te denoncoj nje rast per mongolet qe zene vendet e parkimit me bidona karrige e hunj mu ne zemer te durresit ne lagjen nr.3 ku nje person ze gjithe rrugen afro 20 parkime me bidona e karrige dhe kushdo qe parkon i kerkon lek.

Kam njoftuar policine e shtetit dhe policine bashkiake dhe nuk eshte marre asnje mase prej tyre dhe pse rruga eshte vetem 200 m larg policise bashkiake duket se jane te verber dhe nuk arrinje te shikojne kaq larg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit