Dy javë pa drita, elbasanllinjt e Fushmbretit në protestë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.04.2026, 10:30

Banorët e lagjes Fushmbret në Elbasan kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar mungesën e energjisë elektrike, një problem që sipas tyre zgjat prej afro dy javësh. Ata shprehen se furnizimi është i kufizuar vetëm në disa orë të ditës, ndërsa nga mëngjesi deri rreth orës 17:00 zona mbetet pa energji.

Në këtë lagje jetojnë rreth 300 banorë, të cilët thonë se ndërprerjet e gjata u kanë vështirësuar ndjeshëm jetesën e përditshme dhe aktivitetet familjare e ekonomike. Sipas tyre, mungesa e energjisë ka krijuar probleme serioze, ndërsa nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për situatën apo për kohëzgjatjen e ndërprerjeve.

Banorët bëjnë me dije se u është komunikuar vetëm në mënyrë jozyrtare se ndërprerjet lidhen me punime në rrjetin elektrik dhe paralajmërojnë se protestat do të vijojnë deri në ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Një prej tyre, ish-elektricist, thekson se problemi është i hershëm dhe mund të zgjidhej më shpejt nëse sistemi do të funksiononte siç duhet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit