Dy makina në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në Fushë Krujë–Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.04.2026, 09:35

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë–Durrës, në kilometrin e dytë nga Fushë Kruja, pranë zonës së njohur si “Nord Parku”. Dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal pas një përplasjeje mes tyre.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë tentativa për parakalim nga ana e një drejtueseje femër, e cila nuk ka arritur të përfundojë manovrën, duke u përplasur me mjetin tjetër. Si pasojë e përplasjes, të dyja makinat kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesja e njërit mjet dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit