“Më bëri të besoj se ka ende njerëz të mirë, dua ta falënderoj publikisht”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2026, 22:43

Një mesazh i veçantë, plot mirënjohje dhe njerëzillëk, ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një vajzë që ka përjetuar një aksident në zonën e Lekaj, por që mes frikës dhe tronditjes ka gjetur edhe një arsye për të besuar se ende ka njerëz të mirë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, kur ajo bashkë me një shoqe është përfshirë në një aksident rrugor. Fatmirësisht, pavarësisht përplasjes së fortë, të dyja kanë shpëtuar vetëm me dëmtime të lehta.

Mes kaosit dhe gjendjes së shokut, ajo tregon se vetëm një person ndaloi për t’u ardhur në ndihmë.

“I vetmi njeri që ndaloi makinën dhe erdhi të na pyeste nëse kishim nevojë për diçka. Ishim të mpira dhe thjesht i thamë që po prisnim policinë”, shprehet ajo në mesazhin e saj.

Edhe pse një gjest që duhet të jetë normal në çdo shoqëri, për vajzat ai moment ka pasur një domethënie të veçantë. Në një situatë të vështirë, një veprim i thjeshtë njerëzor u bë arsye për t’u rikthyer besimi te të tjerët.

“Doja ta falënderoja për njerëzillëkun që tregoi. Na bëri të besojmë që ende ka njerëz të mirë, që janë të gatshëm të të gjenden pranë”, shton ajo, duke kërkuar njëkohësisht ndjesë që për shkak të gjendjes së rënduar nuk arritën të reagojnë siç duhej në moment.

Ky mesazh mbetet një kujtesë e thjeshtë, por e fortë: ndonjëherë mjafton vetëm një ndalesë e shkurtër dhe një pyetje e thjeshtë “A jeni mirë?” për të bërë diferencën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit