Aksident në Fier-Shegan: Benzi i pret rrugën motorit, plagoset rëndë 65-vjeçari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.04.2026, 21:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Fier-Sheganit, ku një automjet tip ‘Benz’ është përplasur fort me një motoçikletë. Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, një 65-vjeçar nga fshati Toshkëz, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet se është bërë mjeti tip ‘Benz’, i cili i ka prerë rrugën motoçikletës në mënyrë të papritur. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, por burimet bëjnë me dije se i moshuari ka pasur një "fat të madh" në këtë fatkeqësi. Kaska mbrojtëse që ai mbante në kokë ka bërë mrekullinë, duke zbutur goditjen fatale dhe duke i shpëtuar jetën në momentet kritike.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor po kryen ekspertizën për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të shoferit të 'Benzit'.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit