Iu gjet 110 kg drogë në valixhe, arrestohen 22 murgj në aeroport

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2026, 18:19

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku 22 murgj budistë janë arrestuar në aeroport pasi në bagazhet e tyre u zbuluan plot 110 kilogramë kanabis.

Sipas autoriteteve, secili prej murgjve mbante rreth 5 kilogramë “Kush”, një formë e fortë e drogës, e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda ndarjeve të rreme të valixheve.

Ata kishin mbërritur në kryeqytetin Colombo të shtunën, pasi ishin kthyer nga Tajlanda, ku kishin kaluar një udhëtim 4-ditor të paguar plotësisht nga një sponsor ende i paidentifikuar.

Autoritetet bëjnë me dije se shumica e tyre ishin studentë dhe dyshohet se mund të mos kenë qenë në dijeni të përmbajtjes së valixheve.

Një murg i 23-të, i cili besohet se ka organizuar udhëtimin, është arrestuar më vonë në një periferi të Colombo-s.

Ai u kishte thënë murgjve se pakot që transportonin ishin “donacione” dhe se do të merreshin nga një furgon pas mbërritjes.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu foto dhe video në telefonat e disa prej murgjve, ku shfaqen duke shijuar pushimet të veshur me rroba civile.

Droga u gjet e fshehur mes furnizimeve shkollore dhe ëmbëlsirave, ndërsa 22 murgjtë janë lënë në paraburgim për 7 ditë për t’u marrë në pyetje më tej.

Sipas policisë, ky është rasti i parë i këtij lloji në Sri Lanka, ku një grup murgjsh arrestohet për dyshime për trafik droge përmes aeroportit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit