Dalin analizat toksikologjike, 19-vjeçarja kishte konsumuar alkool, kanabis dhe kokainë natën që vdiq

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.04.2026, 18:45

Rezultatet e analizave toksikologjike kanë sjellë zhvillime të reja lidhur me vdekjen e 19-vjeçares në Argostoli, e cila u gjet e braktisur dhe në gjendje të rënduar shëndetsore në një hapësirë publike.

Sipas ekzaminimeve laboratorike, në gjakun e saj janë konstatuar gjurmë të kokainës, kanabisit dhe alkoolit. Të dhënat tregojnë se këto substanca janë konsumuar brenda së njëjtës ditë, një element që po analizohet nga hetuesit për të kuptuar më mirë rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pasi e reja kishte qëndruar më herët në një ambient hoteli, ku dyshohet se ka konsumuar lëndët e sipër përmendura. Më pas, ajo u gjet e braktisur në një shesh, në gjendje të rëndë shëndetësore, pa marrë ndihmën e nevojshme.

Autoritetet janë ende në pritje të rezultateve të analizave histologjike, të cilat pritet të japin më shumë informacion mbi shkaqet e sakta të vdekjes dhe efektet që kanë pasur substancat në organizmin e saj.

Ndërkohë, në lidhje me këtë rast, tre të rinj janë vendosur në paraburgim. Ata akuzohen për “vrasje me mosveprim”, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit