Detaje nga aksidenti në Elbasan, viktimë një shtetas kinez

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.04.2026, 17:54

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, ku një shtetas kinez humbi jetën dhe katër persona të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi V. M., 26 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, T. H., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, janë lënduar edhe drejtuesi i mjetit tjetër, V. M., si dhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjete.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit