Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e kryqëzimit Luz-Fushë-Krujë, duke e cilësuar atë si një pikë të rrezikshme ku ndodhin aksidente pothuajse çdo ditë.
Në denoncimin e tij, qytetari shprehet se në këtë segment rrugor janë regjistruar vazhdimisht aksidente, fatmirësisht pa viktima deri më tani, por pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e sigurisë rrugore.
Sipas tij, mungesa e sinjalistikës rrugore dhe masave parandaluese e bën këtë kryqëzim veçanërisht të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.
Denoncimi i qytetarit:
Ky asht kryqëzimi Luz Fush Kruj çdo dit aksidente shyqyr pa viktima, asnjë mas nuk merret nga shteti, as tabela as viktime asgjo.
