“Barin” e mbështjellë me natriban dhe fshehur në trup, familjari tenton t’ia japë të burgosurit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.04.2026, 16:31

Një tjetër tentativë për futjen e lëndës narkotike në ambientet e burgut të Durrësit është goditur ditën e sotme, të hënën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:50, në IEVP Durrës, gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj familjarëve që kishin shkuar për takim me të paraburgosurit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit ndaj shtetasit me iniciale E.V., i cili kishte shkuar për të vizituar familjarin e tij, po ashtu me iniciale E.V., shërbimet e sigurisë kanë konstatuar dhe sekuestruar dy qese të vogla të mbështjella me natriban. Dyshohet se në brendësi të tyre ndodhej lëndë narkotike, e cila ishte e fshehur në trup.

Menjëherë pas zbulimit, sendet e ndaluara janë bllokuar nga autoritetet e burgut dhe janë kryer procedurat përkatëse, duke u hartuar edhe procesverbalet zyrtare. Për rastin është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, i cili pritet të vijojë me veprimet hetimore dhe procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit