Rama kërcënon Elisën me përjashtim: Mos bëj drama, do jesh zi përballë nesh!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.04.2026, 15:57

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist është raportuar një moment tensioni mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, ku diskutimi është shoqëruar me tone kritike dhe paralajmërime për disiplinën brenda grupit.

Sipas burimeve, Rama i është drejtuar Spiropalit duke thënë: “Te puna e partisë nuk mund të bëni drama… Partia ka dy ngjyra: bardhë e zi. Ose bardhë me ne, ose zi përballë nesh”, duke e lidhur reagimin e tij me qëndrime të shprehura më herët nga ajo në rrjete sociale. Ai mësohet të ketë paralajmëruar edhe mundësinë e përjashtimit nga grupi parlamentar.

Po sipas të njëjtave burime, Spiropali ka kërkuar të replikojë gjatë mbledhjes, por nuk është lejuar të marrë fjalën, ndërsa Rama ka vijuar me kritika duke deklaruar se “investimi politik i PS-së dhe i tij personal nuk mund të vihet në pikëpyetje nga sjellje të përsëritura”, duke e mbyllur diskutimin me ton të prerë brenda grupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit