Atentati në Lezhë, Mëhillajt ndoqën dhe ekzekutuan çiftin Mujeci për 60 sekonda

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.04.2026, 15:33

Tre persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të atentatit me armë zjarri në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci. Bëhet fjalë për Florin Mëhillaj, Adriano Mëhillaj dhe Renato Mëhillaj, të cilët dyshohet se kanë organizuar dhe kryer sulmin për motive hakmarrjeje, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e tyre.

Sipas hetimeve dhe pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, e gjithë ngjarja ka zgjatur pak më shumë se një minutë. Fillimisht, një automjet tip “Audi A4” ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e viktimës, ndërsa më pas një tjetër mjet, tip “Volkswagen” pa targa, i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci në aksin Balldre–Torovicë.

Menjëherë pas bllokimit të rrugës, autorët kanë hapur zjarr me breshëri plumbash në drejtim të mjetit, duke lënë të vdekur në vend dy bashkëshortët. Pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia po analizon pamjet filmike dhe prova të tjera për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të bërë të mundur arrestimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit