Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, një i vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.04.2026, 15:28

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Xibrakë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se viktima është një shtetas i huaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, dokumentimin e tij, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit