Një banor qytetit të Durrësit ka ngritur shqetësimin për një situatë problematike me kanalet e ujërave të zeza, të cilat, sipas tij, janë pastruar por mbetjet kanë mbetur për javë të tëra pranë hyrjeve të banesave pa u larguar.
Në denoncimin e tij, qytetari shprehet se mungesa e mjeteve dhe ndërhyrjes së shpejtë ka bërë që situata të zgjasë në kohë, duke krijuar kushte të papërshtatshme jetese dhe rrezik potencial për shëndetin publik.
Ai thotë se për shkak se mungojnë kamionët, bashkia me në krye Emiriana Sakon nuk nuk mendon për shëndetin e njerëzve që rrezikojnë të sëmuren çdo ditë.
Qytetari shprehet i revoltuar për mungesën e ndërhyrjes, duke e cilësuar situatën si papërgjegjshmëri institucionale dhe mungesë vëmendjeje ndaj qytetarëve.
Sipas tij, problemi përsëritet dhe kërkon zgjidhje urgjente, pasi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës dhe higjienën në zonë.
Denoncimi i qytetarit:
Si është e mundur që në Durrës të ndodhin ende këto gjëra? Kanalet e ujërave të zeza mbeten para derës së shtëpive për një muaj të tërë, duke pritur të thahet sipas ‘rregullave’, vetëm sepse mungojnë kamionët. Ndërkohë, askush nuk mendon për shëndetin e njerëzve që rrezikojnë të sëmuren çdo ditë.” Faleminderit Emiliana Sako që i lini qytetarët në këtë gjendje.
A është normale që në Durrës kanalet e ujërave të zeza të mbeten para derës së shtëpive për javë të tëra, vetëm sepse mungojnë kamionët? Të presim një muaj “të thahet” ndërkohë që njerëzit rrezikojnë shëndetin çdo ditë? Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri por mungesë totale respekti ndaj qytetarëve.
Ky është një shqetësim që kërkon vëmendje të menjëhershme. Banorët po përballen me një situatë shumë të vështirë, pasi kanalet e ujërave të zeza kanë mbetur pranë banesave për një kohë të gjatë. Kjo jo vetëm që krijon shqetësim të madh në përditshmëri, por edhe rrezik serioz për shëndetin e komunitetit.
Ju lutem që ky problem të publikohet dhe të marrë vëmendjen e duhur nga institucionet përgjegjëse. Është e nevojshme ndërhyrje urgjente për të rikthyer kushte normale jetese për banorët.